Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë.
I dyshuari ishte në kërkim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se vepra ka ndodhur mbrëmë në orën orës 21:45, në rrugën “Shaban Polluzha” në Mitrovicë, ku nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së ankuesit dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Përveç dëmeve materiale në veturën e ankuesit nuk raportohet për persona të lënduar.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se lidhur me rastin, në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Ndërsa si rezultat i ndërveprimeve policore pas dy orëve nga njësia policore e Trafikut Rrugor në zonën e Skenderajt është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari V. J., 22 vjeçar, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdor në veprën penale. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /arbresh.info/
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...