Katër të mitur nga Gllogoci kanë pësuar lëndime trupore, pasi janë përleshur fizikisht mes vete.
Siç njofton Policia e Kosovës, gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta.
Tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është në QKUK për trajtim.
“ Gllogoc / 27.02.2025 – 13:45. Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe në përkujdesje të policisë. Rasti në procedurë”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...