Vrasja në Majac- Trupi i viktimës tërhiqet nga IML

22:35 | 22 Mars 2026
E.G

Trupi i personit i cili mbeti i vrarë në Majac të Podujevës është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Ndryshe, dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevë.

Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, e cila ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy persona tjerë të plagosur.

“Ju njoftojmë se bëhet fjalë për një viktimë dhe dy të plagosur. Prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Shala.Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivin./Arbresh.info

Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura

Shpërndaje në rrjete sociale