Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e Xhemail Nuhiut, i cili dyshohet për vrasjen që ndodhi mbrëmë në Hajvali, dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, që vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, po kërkon informacione që mund të ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit.
Ndryshe, nga hetimet e para tregojnë se pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu mori një armë zjarri dhe e qëlloi në kokë Muhamet Matoshin. Viktima u dërgua me urgjencë në QKUK, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë./Arbresh.info
Vrasja e Muhamet Matoshit në Hajvali – Prokuroria del me njoftim
Vrasja që tronditi vendin mbrëmë – Çka dihet deri tani për vrasjen në Hajvali
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...