Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.
Vrasja dyshohet se është kryer nga një zyrtar policor.
Kështu ka thënë për Arbresh.info Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK) i cili ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.
Hodaj ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.
Sipas tij, dyshohet se vrasja është kryer me një armë zyrtare.
“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje”, ka deklaruar Hodaj./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...