Në hapësirat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës sot do të mbahet seanca ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Seanca pritet të mbahet në ora 14:00.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila tha se seanca do të mbahet në vendin ku pesë të dyshuarit po trajtohen aktualisht.
“Seanca ndaj pesë të dyshuarve do të mbahet në QKUK dhe do të nisë nga ora 14:00. Seanca dëgjimore do të mbahet ndaj Salih Sekiraqës, K.G, R.Ll, F.Ab dhe V.A”, tha Gashi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...