Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kërkuar që të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme të Serbisë ndaj shqiptarëve.
Me anë të një postimi në platformën X, Kurti ka kujtuar tre vëllezërit Bytyqi të vrarë në paraburgimin e policisë serbe me plumba në kokë.
“Trupat e tre vëllezërve të rinj shqiptarë kosovarë, të cilët ishin gjithashtu shtetas amerikanë, u gjetën në një varr masiv menjëherë pas luftës. Agroni, Mehmeti dhe Ylli u vranë në paraburgimin e policisë serbe, me plumba në kokë, ndërsa duart e tyre ishin të lidhura. Megjithatë askush nuk është mbajtur përgjegjës. Epoka e mosndëshkimit të krimeve të tmerrshme nga Serbia duhet të marrë fund”, ka thënë Kurti./Arbresh.info
The bodies of three young Kosovar Albanian brothers, who were also U.S. citizens, were found in a mass grave shortly after the war. Agron, Mehmet, and Yll were killed in Serbian police custody, with bullets to their heads while their hands were tied. Yet nobody has been held… https://t.co/KAa4NLMKza
— Albin Kurti (@albinkurti) July 8, 2024
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot