Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti do të mbajnë sot konferencë për media lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të Deçanit, ku humbën jetën tre persona.
Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në Stacionin Policor në Deçan, shkruan arbresh.info
“Ministria e Punëve të Brendshme përmes këtij njoftimi zyrtar iu fton të merrni pjesë në një konferencë për media, që ministri i MPB-së, z. Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, z. Mehmeti, do ta mbajnë në Stacionin Policor në Deçan, lidhur me rastin e mbrëmshëm të ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit. Vendi: Stacioni Policor Deçan, Datë: 27.11.2021, Ora: 15:00”, thuhet në njoftim. / arbresh.info/
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail