Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas vrasjes së trefishtë në këtë qytet.
Ai e ka quajtur akt të dhunshëm e të papranueshëm këtë ngjarje dhe ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë me organet e rendit që autori të vihet para drejtësisë.
“Ky akt i dhunshëm dhe i papranueshëm është një plagë e rëndë për komunitetin tonë. Ju siguroj se do të bashkëpunojmë ngushtë me organet e rendit dhe drejtësisë, që autori i këtij krimi të sillet para drejtësisë sa më shpejt. Gjilani është qytet i paqes dhe bashkëjetesës, dhe ne nuk do të lejojmë që dhuna të marrë vend në jetën tonë të përditshme. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të qëndrojmë të bashkuar si komunitet”, ka shkruar Hyseni.
Në lidhje me vrasjen e trefishtë, policia ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, si të dyshuar për kryerjen e veprës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vrasja e trefishtë që tronditi Gjilanin, këta janë tre të dyshuarit
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...