Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në lidhje me vrasjen e Visart Cengut, të martën e 3 janarit, në lokalin “Kobra City”.
Sipas policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.
“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në raport.
Lidhje me rastin në fjalë është arrestuar si i dyshuar kryesor pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxhaj. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit.
Nga ky sherr në lokalin e natës në Prizren mbeti i vrarë 31-vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu, ndërsa miku i tij, Rufgen Shehu, 27 vjeç mbeti i plagosur./arbresh.info/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten