Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me vrasjen Rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se kjo nuk është vetëm mungesë rendi por edhe alarm kombëtar, shkruan Arbresh.info.
“Çdo mëngjes po zgjohemi me lajme tronditëse: dhunë, krim, vrasje. Jetët e qytetarëve tanë po shuhen një nga një, në rrugë, në shtëpi, në vendin e punës, dhe askush nuk po mban përgjegjësi. Mbrëmë, në një akt që trondit thellë ndërgjegjen e çdo qytetari, një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra në hyrje të shtëpisë së tij. Një njeri i uniformës, simbol i rendit dhe sigurisë, u bë viktimë në vendin që duhej ta kishte më të shenjtë: në prag të shtëpisë së tij. Kjo nuk është më thjesht mungesë rendi, kjo është alarm kombëtar.”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, institucionet janë të heshtura.
“Qeveria është e paralizuar. Krimi është i lirë, qytetari është i pambrojtur.”, ka shkruar Çitaku.
Çitaku theksoi se nuk ka kohë për deklarata boshe dhe se duhet përgjegjësi.
“Shteti po dështon para syve tanë çdo ditë, çdo orë. Dhe çdo ditë që kalon pa përgjegjësi, pa veprim, është ftesë për më shumë dhunë, për më shumë vrasje, për më shumë pasiguri. Nuk ka më kohë për deklarata boshe. Duhet veprim. Duhet përgjegjësi. Duhet të rikthehet shteti.
“Përndryshe, shumë shpejt, askush nuk do të ndihet i sigurt askund.”, tha mes të tjerash ajo.
Ndryshe, Kosova sonte u trondit nga një vrasje e rëndë që ndodhi në Kaçanik.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika u qëllua për vdekje në hyrje të ndërtesës.
Për vrasjen kanë reaguar familjarët e rreshterit, duke thënë se ai u vra para banesës së tij në mënyrë tinzare./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
“Muhameti u vra para banesës së tij, në mënyrë të pabesë”, reagojnë familjarët e policit
U qëllua me armë zjarri para ndërtesës së tij në Kaçanik, vdes rreshteri policor Muhamet Lika
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A