Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar pas vrasjes së rreshterit, Muhamed Kika në Kaçanik.
Haradinaj thotë se i ndjeri ka qenë një atdhetar i dëshmuar, i cili qysh si i ri iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e Policisë, shkruan Arbresh.info.
“Thellësisht i prekur nga lajmi për vrasjen në rrethana të paqarta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, pranë shtëpisë së tij në Kaçanik. I ndjeri ishte një atdhetar i dëshmuar, i cili qysh si i ri iu bashkua radhëve të UÇK-së për çlirimin e vendit dhe më pas, në liri, i shërbeu me përkushtim Kosovës nën uniformën e Policisë. Jeta dhe vepra e tij janë shembull i përkushtimit ndaj atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve”, u shpreh Haradinaj.
Ai po ashtu shprehu ngushëllime ndaj familjarëve të policit të vrarë.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lika, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën. Kërkoj nga institucionet zbardhjen e menjëhershme të këtij rasti dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë!”, shtoi ai./Arbresh.info/
Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...