Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë kërkesën për paraburgim të Dibran Hoxhaj – Kobra dhe pesë të arrestuarve të tjerë, të dyshuar për vrasjen dhe plagosjen e kuksianëve në Prizren.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info prokurorja e rastit, Nazan Shero, e cila tha se pasditen e së martës e ka marrë kallëzimin penal nga Policia, dhe menjëherë ka parashtruar kërkesën e paraburgimit për Kobrën dhe të tjerët.
“Po, dje pasdite e kam marrë kallëzimin penal apo aktvendimin nga Policia, dhe menjëherë, me të marrë atë aktvendim, kam bërë kërkesën për paraburgim për gjashtë të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen në Prizren”, tha ajo për arbresh.info.
E pyetur nga arbresh.info se kur pritet Kobra me shokë të dalë para gjykatës, Shero tha se nuk ka asnjë informatë lidhur me këtë, dhe se po presin nga gjykata për informata tjera.
Kobra u arrestua dje pasi mëngjesin e së martës dyshohet se ka vrarë një 31-vjecar nga Kukësi dhe ka plagosur një tjetër, pasi dyshohet se kuksianët nuk paguan faturën e shërbimeve që kishin pranuar në lokalin “Kobra City”, faturë e cila thuhet të jetë mbi 400 euro.
Pasi u përleshën me sigurimin, kuksianët u nisën drejt Kukësit, ku gjatë rrugës, Hoxhaj gjuajti dhe e vrau 31-vjecarin dhe e plagos shokun e tij./arbresh.info/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...