Mediat franceze raportuan se të shtunën në krahinën e Juras në Francë u gjet i vdekur kosovari me inicialet A.K, 33-vjeç. Trupi i pajetë u gjet në banesën e të ndjerit dhe u raportua nga fqinjët në polici. Rastin e ka konfirmuar zyra për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Nga kjo zyrë i thanë Gazetës Express se autoritetet policore të Kosovës janë në koordinim me policinë franceze dhe rasti është nën hetime.
Më tej, sipas informatave që MPJ ka siguruar thuhet se e dyshuara kryesore për vrasjen e 33-vjeçarit është gruaja e tij. Mjeti që është përdorur për ekzekutimin e tij thuhet të jetë një sëpatë. E njejta besohet se i ka marrë dy fëmijët e tyre dhe është nisur për Kosovë.
Çifti ka prejardhje nga Prishtina. Nga ajo që raportuan mediat franceze thuhet se ata kanë qenë agresiv.
=
Endrit Morina zyrtarizohet tek Prishtina e Re
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...