Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’ nga neni 172 të KPRK-së, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së,.
“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., me dt.20.09.2023 në fshatin Bellanicë, Komuna e Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin A.B., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri derisa ka qenë në lokal, vëren të ndjerin se kishte arritur në parking, i pandehuri afrohet tek automjeti i të ndjerit dhe me armën e tipit revolen SIG SAUER –P320, shtënë pesë here në kokën e tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy herë prapë në drejtim të tij, përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, derisa i pandehuri largohet me veturën e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet në polici”, bën të ditur prokuroria, raporton Arbresh.info.
Po ashtu, sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., gjerë me dt.20.09.2023, në fshatin Bellanicë – Komuna e Malishevës, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës SIG SAUER – P320, fishek të kalibrit 9×19 mm, në dy pako, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, me cilën armë ka kryer veprën e përshkruar më lartë, me ç’rast e njëjta armë dhe municioni janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut