Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka kërkuar hetimin e hetimeve për rastin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Në 9 vjetorin e vrasjes, Basha përmendi se Astrit Dehari ka qëndruar në burg për 67 ditë pa aktakuzë dhe pa u marr në pyetje, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, kryekuvendari ka kërkuar që të zbardhet rasti pasi sipas tij, njerëzit kanë vdekur që Kosova të ketë liri dhe drejtësi.
“Një njeri shembullor dhe aktivist i pashoq që na tregon që ne duhet të vazhdojmë rrugën e tij, të qëndrojmë kundër padrejtësive që bëhen në këtë vend. Fatkeqësisht padrejtësia më e madhe i është bërë atij. Veç duhet ta kuptoni që në kohën e Jugosllavisë, regjimi fashist kanë saju aktakuza ku i kanë mbajtur njerëzit në burg. Astrit Deharin e kanë mbajtur në burg për 67 ditë pa aktakuzë, pa e marr në pyetje pa asgjë. Kjo është një prej akteve më të rënda që i ka përjetu vendi ynë pas luftës”, tha Basha.
“Beteja më e madhe e popullit tonë është bërë për liri dhe drejtësi, se ka prit kurrkush që na me vujt më keq se që e kanë vuajt shqiptarët në regjimin fashist të Millosheviqit. Kjo na ndodh në rastin e Astrit Deharit. Bëjmë thirrje që të ketë drejtësi në këtë vend sepse njerëzit kanë vdek për me pas drejtësi kjo Republikë. Presim drejtësi dhe duhet të merren në pyetje edhe vet hetimet që janë ba. Është e padrejtë që pas 9 vite ne nuk e dimë ende rezultatin e këtij rasti sepse sistemi i drejtësisë nuk merret me të. Në Kosovë ka pas ndryshime në Kuvend në Qeveri drejtësia vazhdon me lëngu”, u shpreh Basha./Arbresh.info
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...