
Russian President Vladimir Putin (L) and his Turkish counterpart Tayyip Erdogan arrive for a news conference following their meeting in Istanbul, Turkey, October 10, 2016. REUTERS/Osman Orsal
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, përmes një telefonate me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë një përditësim mbi hetimin për vrasjen e ambasadorit rus në Ankara.
Ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov, u qëllua për vdekje të hënën, ndërsa vrasësi para se të shtiente kishte thirrur ‘Allahu Ekber’ dhe “Mos e harroni Aleppon’, transmeton arbresh.info.
Karlov u varros me nderime ushtarake në Moskë.
“Presidenti i Turqisë ka informuar Vladimir Putin për mënyrën se si do të kryen hetimet për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini.
“Është vërejtur bashkëpunim i ngushtë mes zbatimit të ligjeve të Rusisë dhe Turqisë”, thuhet në deklaratë.
Mbi krizën në Siri, të dy liderët janë shprehur të kënaqur me përfundimin e operacionit në Aleppo./Arbresh.info
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...