Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e21-vjeçares në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj.
Në njoftimin e policisë thuhet se motivet janë ende të panjohura.
“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 12.04.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave (një mashkulli dhe një femër) dhe si pasojë e të shtënave viktima-femër ka mbetur pa shenja jete, ndërsa viktima-mashkull ka pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin që privoi nga jeta ish-gruan e tij në Ferizaj.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se sot rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër- i mitur, ka mbetur i plagosur. I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës’, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Ferizaj dhe mbetet i plagosur një burrë, arrestohet i dyshuari
Vrasja në Ferizaj, Prokuroria: I dyshuari është ish-bashkëshorti i viktimës
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak
E rëndë: Darka e fundit që Naimi i organizoi Liridonës para ...
Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christo...
Peci dhe ambasadori britanik diskutojnë investimet strategji...