Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro një shofer në Gjilan për drejtimin e mjetit nën ndikim të alkoolit.
Sipas njoftimit, të njëjtit i është shqiptuar masa mbrojtëse e heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti, shkruan Arbresh.info.
“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë kanë ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull, kosovar serb. Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i mjetit mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.80 promilë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Këtij kundërvajtësi i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një (1) viti.”, njofton policiaArbresh.info/

Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...