Policia në Ferizaj ka ndaluar një 29-vjeçar në rrugën “Tirana” në Shtime, në të cilin kanë hasur se po drejtonte veturën e tij nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit”.
Sipas njoftimit, policia ka shqiptuar gjobë 500 euro, pesë pikë negative si dhe i është konfiskuar përkohësisht vetura, shkruan Arbresh.info.
Poashtu atij i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për gjashtë muaj.
Komunikata:
Gjobë ndaj shoferit në Shtime që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit
Ferizaj, 20/05/2024
Policia e stacionit në Shtime rreth orës 16:15 në rrugën “Tirana” në Shtime ka ndaluar shoferin M.M (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe u janë konfiskuar përkohësisht automjetet.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët./Arbresh.info/

Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...