Policia e Gjilanit ka bërë të ditur se gjatë një pike të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ka vozitur me shpejtësi 111 km/h.
Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj, përcjell arbresh.info.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëmbëdhjetë (111) km/h”, thuhet në njoftim.
“Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...