Një shofer është gjobitur me 500 euro, i janë shqiptuar pesë pikë negative si dhe i është marrë patentë shoferi për 1 vit, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar në rrugën Gjilan-Ferizaj.
Sipas policisë, shpejtësia e lejuar ishte 40 kilometra në orë, ndërsa shpejtësia me të cilën po voziste shoferi i dënuar ishte 125 kilometra në orë, raporton arbresh.info.
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 15.01.2023 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ, Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Gjilan-Ferizaj.
“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëzet e pesë (125) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej një (1) viti dhe pesë (5) pikë negative”, bën të ditur policia.
Ndërkohë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. /arbresh.info/

Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi