Gjatë ditës së djeshme në fshatin Bresalc, të komunës së Gjilanit, është shkelur një këmbësor, e vozitësi dyshohet se ka qenë një fëmije rreth klasës së katërt.
Personi i lënduar nga vozitësi “fëmijë”, kishte mbetur pa vetëdije rreth 30 minutave, shkruan arbresh.info.
Një dëshmitar i rastit, që ka qenë aty për arbresh.info, ka thënë se reth orës 18:30, kur ka ndodhur aksidenti ka qenë fëmijë ai ka që ka vozitur, e më pasataj ka ikur nga vendi i ngjarjes, ku sipas tij në këtë fshat fëmijët vozisin shumë shpesh.
Arbresh.info ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke e pyetur për rastin në fjalë, ai nuk ka hyrë në detaje por vetëm se e ka konfirmuar rastin.
“Nuk do të hyjë në detaje, veç mund të konfirmoj se ka qenë një aksident trafiku, është lënduar një këmbësor, në Bresalc komuna e Gjilanit. Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka vazhduar hetimet rreth rastit”, ka thënë Hashani.
Ai ka shtuar se, nuk ka informata për këtë rast.
“Për momentin më shumë nuk kam informata dhe mund ta konfirmoj se ka ndodhur si rast”, ka thënë ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...