Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar.
Shefja e shtetit votën e ka hedhur së bashku edhe me zotëriun e parë Prindon Sadriun, në Fakultetin Teknik.
Pas votimit, ajo tha se rundi i dytë është po aq i rendësishëm sa i pari.
“Edhe sot në balotazh është po aq i rëndësishëm sa i pari sepse qytetarët vendosin se kush do t’i udhëheqë komunat por edhe për një të ardhme për fëmijët e tyre. Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon. Jam besimplotë që edhe dita e sotme do të jetë e tillë ku do të zhvillohen zgjedhje të lira dhe demokratike., u shpreh ajo.
Ajo foli edhe për zgjedhjet nacionale për të cilat tha se pritet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë.
“Zgjedhjet komunale nuk kanë ndikim në proceset në nivel nacional. Proceset në nivelin nacioanle janë duke u zhvilluar në përputhje me Kushtetutën. Edhe zgjedhjet nacionale kur do që të mbahen do të jenë edhe një gurë më shumë në këtë kalanë e demokracisë që kemi ndërtuar”, u shpreh ajo./Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...