Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 91 vota për kanë miratuar propozimin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi për vlefshmërinë e rregullores së punës së Kuvendit.
Krasniqi propozoi që deputetët të votojnë kërkesën e tij për vlefshmërinë e rregullores së punës së Kuvendit.
“Propozimi im është ky: Konfirmohet vlefshmëria e rregullores punës së Kuvendit edhe për legjislaturën e shtatë deri në nxjerrjen e rregullores së re në përjashtim të nenit 69 paragrafi 4”, tha Krasniqi.
Pas votimit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani theksoi se me këtë legjislatura e shtatë e Kuvendit njeh rregulloren e punës së Kuvendit të vitit 2010 me përjashtim të nenit 69 paragrafi 4 si dhe të funksionoj me 14 komisione.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...