Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj dhe partitë e tjera opozitare do ta kushtëzojnë për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se do t’i kushtëzojnë me zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave, që sipas saj është në vlerën prej 37.5 milionë euro.
Ajo ka thënë se e vetmja gjë që kërkojnë nga ministri i Financave, Hekuran Murati, t’i zbatoj ligjet.
“LDK/opozita ka një kusht të vetëm për votimin e këtyre marrëveshjeve: zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave, 37.5 milionë euro. Krejt çka po kërkojmë është që ministri Murati t’i zbatoj ligjet: Ligjin e Buxhetit, Ligjin për Menxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Ligjin për Vetqeverisje Lokale dhe Amandamentin/Nenin në Ligj të Buxhetit të propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së, që ka kalu me 93 vota në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ajo./Arbresh.info/
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...