Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka reaguar pas votës së dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, për përfshirjen e aplikimit të Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke e cilësuar shkelje të parimeve të funksionimit të qeverisë dhe marrëveshjes së koalicionit qeverisës.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Mandiqi, i cili drejton partinë “Demokracia e Re Serbe”, theksoi se ky veprim bie ndesh me parimet mbi të cilat është ndërtuar bashkëqeverisja në Mal të Zi.
Sipas tij, mbështetja për Kosovën përbën një devijim nga objektivat e dakorduara në politikën e jashtme të shtetit, të cilat janë përqendruar në integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Një ditë më parë, ministri Ibrahimoviq bëri të ditur se kishte votuar pro pranimit të Kosovës gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave të KiE-së.
Por, Mandiqi paralajmëroi se vendime të tilla duhet të merren në kuadër të qeverisë dhe se veprime të njëanshme mund të dëmtojnë marrëdhëniet me Serbinë dhe të vënë në pikëpyetje kursin evropian të vendit.
Reagimi i Mandiqit nuk kaloi pa përgjigje. Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, iu kundërpërgjigj duke i rikujtuar atij se Mali i Zi e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se mes dy vendeve ekzistojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh.
“Kosova është një vend mik dhe vota pro saj në Këshillin e Evropës është një vendim i arsyeshëm dhe në përputhje me interesat e rajonit”, u shpreh Vlahoviqi.
Ai kritikoi ashpër ndikimin e politikanëve që, sipas tij, janë të afërt me interesat ruse dhe serbe, duke i akuzuar se synojnë ta orientojnë Malin e Zi drejt një boshti serbo-rus dhe jo drejt rrugës së integrimit evropian. /Telegrafi
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...