Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të vijë në Kosovë për vizitë.
Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, në Kosovë ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se takimi mes Osmanit dhe Presidentes von der Leyen do të zhvillohet në orën 13:00.
Para qëndrimit në Kosovë, Von der Leyen do të takohet në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin Gjuro Macut.
Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi mes Kurtit dhe von der Leyen do të mbahet në ora 14:05.
Herën e fundit që Von der Leyen kishte qëndruar në Kosovë ishte në tetor të vitit të kaluar, kur kishte folur për masat ndëshkuese që blloku evropian i ka vendosur ndaj Kosovës. Që atëherë, blloku ka njoftuar se ka nisur heqjen e disa masave, që u vendosën më 2023 për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari