Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se Kosova ka përmbushur 95 kriteret për liberalizimin e vizave.
Ajo ka thënë se një gjë e tillë është konfirmuar për të kartën herë në vitin 2018 nga Komisioni Evropian.
“Ne kemi parë që në vitin 2018 për të katërtën herë nga Komisioni Evropian është konfirmuar që Kosova ka përmbushur 95 kriteret sa i përket liberalizimit të vizave”, tha Von Cramon.
Ajo ka pyetur se çfarë është e gatshme të bëjë Komisioni Evropian sa i përket dialogut me vendet anëtare për heqjen e vizave, shkruan Telegrafi.
Kësaj pyetje të Von Cramon, i është përgjigjur Komisionari për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Ai ka thënë se pajtohet me të për të ndërmarrë një hap tutje në këtë proces, transmeton telegrafi.
“Pajtohem me ju që duhet të shkojmë një hap tutje në këtë proces. Por siç e kam thënë shumë herë të bindësh nuk nënkupton vetëm hapjen e kutive nga Komisioni Evropian, të bindësh nënkupton që duhet bindur edhe vendet anëtare që duhet të votojnë për këtë”, tha Varhelyi.
Ai shtoi se janë duke punuar me vendet anëtare në këtë aspekt.
“Jemi duke punuar me vendet anëtare, dhe ju kemi referuar dokumenteve që ju përmendet… dhe shpresojmë që edhe me rezultatet e Qeverisë së Kosovës në teren, ne do të mund tu demonstrojmë vendeve tona anëtare që liberalizimi i vizave është një zgjidhje e sigurt”, ka thënë Varhelyi.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...