Von Cramon: Në raport kemi shprehur përkrahjen për aplikimin e Kosovës në KiE, por jo edhe në BE

14:05 | 6 Korrik 2022
A Z

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon,  ka folur për raportin për Kosovën, në një konferencë për media.

Carmon tha se në raport kanë përkrahur aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës por jo edhe aplikimin për anëtarësim në BE.

“Ne kemi përfshirë edhe përkrahjen e plotë për aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por ne bëjmë dallim për aplikimin për statusin e kandidatit në BE ku ne thamë se s’është koha e duhur shkaku i shteteve mosnjohëse. Pika tjetër ku kemi kritika është ku strategjia për energjinë, ku na duhet bashkëpunim më i mirë me shoqërinë civile. Energjia në Kosovë prodhohet nga qymyri”, tha Von Cramon.

Ajo tutje tha se kanë ripërsëritur nevojën që Kosovës t’i liberalizohen vizat./arbresh.info/