Zyrtarët policorë të stacionit Qendra mbrëmë rreth orës 22:20 kanë arrestuar një person pasi që dyshohet për vjedhje të rëndë.
Personi i arrestuar është shtetas i Republikës së Kosovës me iniciale E.A., 41 vjeç.
“Personi i arrestuar dyshohet se me datën 23.11.2022, në rrugën “Ilir Konushevci”, kishte depërtuar brenda një lokali dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 5000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt, konfirmojnë ...
Hetim për zhdukjen e një personi, arrestohet shefi i policis...
Neuer e vazhdon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 202...
Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmi...
Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terroris...
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...