Me tre muaj burg dhe 200 euro gjobë është dënuar Skender Bardhecaj, i akuzuar se kishte vjedhur një paletë me vaj
Shpallja e aktgjykimit është bërë të martën nga gjykatësi Ertan Sejfulla, pasi që paraprakisht, në seancën fillestare të mbajtur të hënën, Bardhecaj e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të vjedhjes
Siç tha gjykatësi Sejfullah, me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi prej tre muaj burgim mund të zëvendësohet në dënim me gjobë me lartësi prej 200 euro.
Po ashtu, i akuzuari u obligua që të paguaj 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro në fondin për kompensimin e viktimave të krimit.
Sipas aktakuzës së ngritur me 2 gusht 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Skender Bardhecaj akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje” nga neni 325, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet.
Sipas aktakuzës, më 23 dhjetor 2017, në një depo në Fushë Kosovë, Bardhecaj, i punësuar në pozitën e vozitësit, ka marrë një paletë me vaj, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.
Në aktin akuzues thuhet se kompanisë në fjalë i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 766.57 euro. Këtë shumë thuhet se ai e ka paguar, pasi është detyruar nga kjo kompani. /BetimipërDrejtësi
Zyrtare: Gentrit Salihu transferohet tek Lokomotiva e Zagreb...
Plagosi me thikë vajzën e tij dhe një kalimtar të rastit, ar...
Hamza takon ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimet po...
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...
Dallaveret me vota – Prokuroria nis hetimin në Drenas