Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestohet i dyshuari në Graçanicë

08:39 | 19 Janar 2026
E.G

Një person është arrestuar nën dyshim për vjedhje të kabllove elektrike nga kompania e një qytetari.

Sipas raportit, i dyshuari kishte marrë kabllot dhe më pas i kishte shitur.

Rasti ka ndodhur në Graçanicë.

Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.

“KEQPËRDORIM I BESIMIT Graqanicë / 18.01.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte vjedhur kabllo elektrike nga kompania pronë e ankuesit kosovar dhe pastaj i kishte shitur. I dyshuari pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale