Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Sipas njoftimit, policia ka arrestuar një person të dyshuar për një rast vjedhje të rëndë që është raportuar më datën 7 nëntor të këtij viti
“Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Drita Hoxha’ në Prishtinë, saktësisht në një depo ku janë vjedhë barna dhe disa pajisje (në total arrijnë një vlerë rreth 2000 euro).
Puna e hetuesve të stacionit qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së veprimeve operative kanë arrit që të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të barnave si dhe të arrestojnë personin e dyshuar: S.K., mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin. /arbresh.info/

Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para