Deputeti i zgjedhur nga PAN, dhe njëherësh anëtari i NISMA-s, Zafir Berisha, e ka kritikuar LDK-në dhe AKR-në duke i akuzuar se kanë qeverisur me PDK-në dhe tani nuk duan të shkojnë në takim me Ramush Haradinajn pasi që është me PDK-në.
“Unë po e luaj rolin si deputet i zgjedhur, që të krijoj opinion pozitiv për bërjen e institucioneve të Kosovës për të cilat ka nevojë shumë qytetari i Kosovës”, tha Berisha në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.
“Është momenti i duhur që t’i lëmë teket personale dhe inatet, e t’i rrekemi punës që t’i krijojmë institucionet”, shtoi ai.
“Mospërgjigjia në ftesën e Haradinajt nuk është korrekte, as edhe njerëzore e as morale. Veçanërisht me arsyetimin që nuk shkoj në takim pasi që është me PDK-në”, tha Berisha.
“Kush ka qeverisur me PDK-në? LDK dhe AKR”.
“Dhe tash këta nuk po shkojnë të takohen me Haradinajn shkaku i PDK-së, ndërsa deri dje kanë vjedhur bashkë me PDK-në, në kohën kur Haradinaj as që ka qenë në Kosovë”.
“Tash kur vjen momenti të bëjnë diçka për Kosovën, janë pozicionuar në inate”, shtoi Berisha duke shtuar që ata po e bëjnë tërë këtë presion për pozicione personale.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër