Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj ,kanë arritur që të identifikojnë katër persona të dyshuar për kryerjen e dy veprave penale të vjedhjeve në dy raste në qytetin e Ferizajt.
Vjedhjet kanë ndodhur në resortin “Milenium” dhe në pikën e shitjes, “Neptun”. Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale.
Të dyshuarit, B.S. (20 vjeç), H.R. ( 20 vjeç), D.A. dhe A.R. me datën 5 tetor 2017 me forcë kanë depërtuar në ambientet e resortit “Milenium” dhe nga arka metalike kanë marrë 17 mijë euro. Ndërsa në pikën e shitjes “Neptun” në Ferizaj, më datën 23 shkurt kanë marrë pajisje të ndryshme, (Llap top, telefona celular dhe IPED) në vlerë të përgjithshme rreth 15 mijë euro.
Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera. Të dyshuarve, prokurori i shtetit ua ka vazhduar masën e paraburgimit.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...