Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se shefja e kabinetit të kryeministrit, Vlora Dumoshi së bashku me Vali Ahmetin kanë marrë iniciativë për t’ia ndërtuar shtëpitë e reja familjes Sylejmani dhe Musliu.
Lexoni postimin e plotë:
Me iniciativë të Vlora Dumoshi dhe Vali Ahmeti, vizituam familjet Sylejmani dhe Musliu në fshatin Brod, me rastin e fillimit të punimeve për shtëpitë e reja, bashkëfinancim ky mes fondeve publike dhe bashkëqytetarëve të vullnetit të mirë. Gjithashtu shpërndamë edhe disa ndihma simbolike për këto familje në nevojë.
Iniciativa si kjo e sodit dëshmon se me vullnet dhe ide konkretë mund të përmirësojmë mirëqenien e atyre në nevojë, duke shpalosur solidaritetin si virtyt të shoqërisë sonë.
Pas vizitave, takuam anëtarët e kryesisë së LDK-ës në Shtërpcë, me ç’rast diskutuam për procesin zgjedhor në forumin e gruas dhe të rinisë dhe u zotuam të bashkëpunojmë edhe më tepër në funksion të forcimit të shtetit të Kosovës.





Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...