Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka thënë se kur të marrë detyrën do të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Prishtinës.
“Prishtina nuk mund të udhëhiqet më as me inate, nuk mund të udhëhiqet më as me arrogancë dhe as me bllokada, nuk mund të udhëhiqet më me asnjë proces që e ngadalëson zhvillimin e qytetit, por duhet të shihet si një qytet që do të ecë me hapa të përshpejtuar, drejt një zhvillimi më të hovshëm, si kryeqendër, si kryeqytet i Kosovës, dhe si kryeqytet që do të jetë i barabartë me të gjitha kryeqytetet e tjera edhe në rajon, por edhe më gjerë”, ka thënë Vllahiu, transmeton Klan Kosova.
“Unë do të përfaqësoj Prishtinën, do të përfaqësojë qytetarët e Prishtinës. Qytetarin do ta afrojë me Prishtinën dhe do ta bëjë pjesë të ndryshimeve, pjesë të zhvillimit të qytetit, që qytetarët ta shohin Prishtinën si pronën e tyre. Do të thotë, si një qytet që e duan, si një qytet ku jetojnë, si një qytet ku punojnë bashkë dhe e zhvillojnë bashkë”.
“Një Prishtinë që është në hap me të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë, por kryesisht duke i ruajtur karakteristikat e saj”, ka shtuar ai.
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...