Agjencia e Klasifikimit të Kredive ‘Fitch Ratings’ ka dhënë vlerësimin e kreditit BB për Kosovën, duke shënuar kështu herën e parë që vendi merr këtë lloj vlerësimi si shtet.
Shefja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID), Samanta Power, ka shkruar në platformën ‘X’, për këtë, duke e vlerësuar si moment historik dhe se do të tërheqë investime të huaja për Kosovën.
Lidhur me këtë ka reagaur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili e falënderoi shefen e USAID-it për mbështetjen.
“Faleminderit, Shefen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë, Samanta Power , për mbështetjen tuaj dhe për të festuar me ne arritjet tona të përbashkëta.”, ka shkruar ai.
Thank you, @PowerUSAID, for your support, and for celebrating with us our joint accomplishments. https://t.co/pWCr3rbb0p
— Albin Kurti (@albinkurti) May 5, 2024
Ndryshe, vlerësimi i Kredisë është një tregues shumë i rëndësishëm që tregon aftësinë e një vendi për të shlyer borxhet e tij dhe merr parasysh qëndrueshmërinë e politikave fiskale, borxhin publik, deficitin, rritjen ekonomike, sektorin bankar dhe cilësinë e qeverisjes, ndër të tjera. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Nis zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet, 40 vërejt...
KE konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Haxhi Avdyli: Dorëheqja nga Guxo nuk më pengon të jem pjesë ...
Tërmeti me magnitudë 6 ballë godet Kubën
Sveçla e Peci homazhe për viktimat e trazirave të marsit në ...
BE i reagoi PDK-së që e kritikoi Kurtin, Artan Behrami iu pë...