Kalkulimet për emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, flasin partitë politike

08:04 | 19 Tetor 2020 | Vlora Selimi

Partitë politike në Kosovë kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale 2021.

Arbresh.info, tashmë ka mësuar disa nga emrat për kryetarë të komunave nga qendrat e mëdha në Kosovë.

Gara më e madhe pritet të zhvillohet në Prishtinë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dy emra për të parin e Prishtinës, Lumi Abdixhiku, dhe Arban Abrashi, janë dy emrat e përfolur për këtë garë.

Për arbresh.info, nga LDK-ja, nuk janë përgjigjur nëse mund të jenë këta dy emra ose jo.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk e kanë mohuar e as pohuar se Arben Vitia do të jetë kandidatë për të udhëhequr Prishtinën.

Por, thanë se emrat për kryetar të komunave do të diskutohen pas përfundimet të procesit zgjedhor të kësaj partie.

“Lëvizja Vetëvendosje! i ka të parapara me status procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar komunash, po ashtu edhe afatet e aplikimit. Sapo të gjendemi në atë situatë, në përputhje me rregulloret tona, do të zhvillohet ky proces. Diskutimi për emrat e kandidatëve potencial të kryetarëve mund të fillojë vetëm pas përfundimit të procesit zgjedhor të brendshëm dhe konfirmimit të strukturave të reja”, ka deklaruar Përparim Kryeziu.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë bërë të ditur se janë diskutuar emrat për kryetar të komunave.

Arbresh.info, mëson se Agim Aliu do të riakdidohet për Komunën e Ferizajt.

Lorik Maxhuni anëtarë i asamblesë komunale nga PDK-ja, në Vushtrri  tha se emrat për të parin e Komunës së Vushtrrisë do të diskutohet  në parti.

“Momentalisht ne po vazhdojmë me takimet e strukturave në teren dhe konsolidimin sa më të mirë të nëndegëve dhe organeve të tjera, vlen të theksohet gatishmëria dhe vullneti qytetarë për të rikthyer sa më parë qytetin e Vushtrrisë nën qeverisjen e Partisë Demokratike. Të gjithë emrat e përfolure në media dhe rrjete sociale padyshim që gëzojnë respektin dhe vlerësimin nga strukturat e PDK-së në Vushtrri por sa i përket çështjes së kandidatit. Jo, deri më sot në Partinë Demokratike të Kosovës në Vushtrri mund të ju siguroj se në organet e saj më të larta nuk është diskutuar emri i kandidatit për zgjedhjet lokale 2021, mirëpo kurdo që një gjë e tillë do ndodhë ne do njoftojmë anëtarësinë, ju dhe opinionin publik”, ka thënë Maxhuni për Arbresh.info.

Se kjo parti është duke i diskutuar emrat e kandidatëve e bëri publike vetë i pari i PDK-së Kadri Veseli, javë më parë.

Lidhur më këtë zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi për arbresh.info, ka bërë të ditur se emrat përfundimtar do ti bëjë publike vetë kryetari i partisë gjatë ditëve në vazhdim.

“ Zotëri Veseli do ti bëjë shumë shpejt emrat publike. Na veç e kemi konfirmua qe jemi duke diskutuar për emrat e kandidatëve. Do të bëhen publik brenda ditëve emri i tyre”, tha ai.

E, ndryshe nga partitë e tjera duket se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këtë herë do të ndryshoj strategji.

Arbresh.info ka mësuar brenda kësaj partie se të drejt për të kandiduar edhe për një mandat nga kjo parti për kryetar të Komunave do të ketë vetëm ata kryetar që kanë jo më shumë se një mandat.

“Në të gjitha komunat që i ka AAK-ja, udhëheq me vetëm një mandat do ti vazhdohet mandati edhe për një here. Ndërsa në komunat që kanë udhëhequr më shumë se një mandat do të diskutohen emrat e kandidatëve të rijnë”,

mëson arbresh.info.

Bekë Berisha, mund të jetë kandidati i AAK-së, për Istogun, por kjo nuk është konfirmuar nga kjo parti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara