u.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolik për Krishtlindje.
“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës midis popujve. Urimet e mia shkojnë në secilën familje të krishtere. Shëndet, mbarësi, paqe e lumturi në jetën tuaj”, thuhet në mesazhin e Osmanit, transmeton arbresh.info.
Në këtë periudhë të vështirë, kur ne dhe bota po përballemi me covid-19, sipas Osmanit duhet të mendojmë për të gjithë ata që janë në vështirësi.
“T`ua zgjasim dorën atyre që janë në nevojë, ta ngjallim shpresën për një të ardhme më të mirë! Festat fetare tek populli ynë gjithherë na kanë bashkuar. Si çdo vit edhe sivjet, të festojmë bashkë, të jemi solidarë dhe të reflektojmë harmoni! Për shumë mote, Gëzuar!”/arbresh.info/
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...