Vjosa Osmani: Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq, mallkim për të pabesët që e vranë

16:53 | 27 Tetor 2019
A Z

Kandidatja për Kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani ka nderuar atdhetarin Ukë Bytyqin.

Osmani thekson se Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.

“Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm” shkruan Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1479428275552765

Shpërndaje në rrjete sociale