Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në San Jose me presidentin e ri të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves.
Siç njofton Presidenca, Osmani dhe Chaves janë pajtuar që marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve të thellohen, duke përfshirë bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.
“Presidentja Osmani njoftoi Presidentin Chaves për progresin e Kosovës në fusha të ndryshme si dhe për përgatitjet për aplikim më organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës si një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë tonë, pikërisht në ditën kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran” citohet të ketë thënë presidentja Osmani.
Ajo paraprakisht ia ka përcjellur urimet më të mira Chavesit për marrjen e detyrës së re, duke i uruar “një të ardhmeje të begatë e të sigurt”. /arbresh.info/

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron