Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka dal pozitiv me COVID-19, raporton arbresh.info.
Përmes një statusi në facebook Osmani ka thënë se nga sot do të vazhdoj punën nga shtëpia.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.
Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.
Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.
Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!
Vjosa
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...