Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën dy ditore në Bruksel.
Të martën, Osmani do të ketë një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli. Në kuadër të takimeve, Osmani, gjithashtu do të takohet edhe me Olivér Várhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi, percjellë arbresh.info
Gjatë qëndrimit në Bruksel, ajo do të takohet edhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Renew dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.
Ndërkaq të martën mbrëma, Osmani do ta ketë një takim me emisarin e BE-së, Miroslav Lajčăk, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel, u.d. e Presidentit, të mërkurën do të takohet me presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stéphanie D’Hose./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...