Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, iu është drejtuar me anë të letrave Gjykatës së Apelit dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me rastin e deputetit të minoriteteve, Etem Arifit.
Etem Arifi dje është bërë e ditur se e ka humbur mandatin e deputetit në momentin kur është dënuar me vendim të plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit.
Për këtë çështje, kryeparlamentaja Vjosa Osmani iu është drejtuar sot me anë të letrave, Gjykatës së Apelit dhe KGJK’së për të kërkuar sqarime lidhur me rastin.
“Kryetarja e Kuvendit, dr.Vjosa Osmani i është drejtuar sot Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatës së Apelit për të kërkuar më shumë informata për rastin e z.Etem Arifi. Janë kërkuar Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit dhe dokumente të tjera relevante për këtë rast”, mëson arbresh.info.
Pas vendimit të Gjykatës për dënimin e tij, deputeti Etem Arifi kishte vazhduar të marrë pjesë në seanca, derisa kishte votuar edhe për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit si dhe Rregullores së Kuvendit pas dënimit, deputeti e kishte humbur mandatin.
Deputeti Arifi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim nga Gjykata e Apelit për mashtrim me subvencione./arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati
Osmani, Basha e Kurti marrin pjesë në ceremoninë përkujtimor...
27 vjet nga masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi kahjen e ...
Moti sot në Kosovë, temperaturat nga -5 deri në 7°C
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...