Vjosa Osmani i kërkon Behgjet Pacollit mbështetje për politikën e jashtme

12:32 | 13 Prill 2021

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur në takim ish-presidentët e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim kanë shkuar ish presidentët Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Osmani tha se kontributi i Pacollit ka qenë i rëndësishme në politikën e jashtme.

“Presidenti Pacolli i cili njëkohësisht  që ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe zv.kryeministër që ka mbuluar politikën e jashtme për një kohë të gjatë në veçanti sa i përket raporteve bilaterale me shtetet veç e veç”, deklaroi Osmani.

E ish presidenti, Behgjet Pacolli e uroi Osmanin për marrjen e detyrës duke i thënë se do ta kenë mbështetjen e tyre.

“Ne do të qëndrojmë mbrapa me fuqinë që kemi. Një është e sigurtë që vullneti dhe dëshira  nuk mungojnë”, tha Pacolli./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara