Vjosa Osmani, kandidatja për deputete nga koalicioni i iniciativës qytetare ‘Guxo’ dhe Vetëvendosje, ia ka siguruar kësaj të fundit afro 73.7 për qind të votave.
Nga lista e siguruar nga mediumi lokal ‘Mitropol’, Vjosa Osmani arriti të marrë 14,628 vota nga 19,835 sa kishte gjithsej Vetëvendosja në këtë komunë, shkruan Gazeta Express.
Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, Vetëvendosja arriti t’i marrë 10,527 vota të rregullta. Kësisoj, ky subjekt pësoi rritje gati 90 për qind në këtë komunë.
Ndërkaq, nga kandidatët për deputetë prej kësaj komune, vota të mjaftueshme për mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës kanë arritur të marrin Arjeta Fejza dhe Armend Muja.
Muja arriti të marrë më shumë vota (9107) sesa kandidati tjetër për deputet, Glauk Konjufca (7993).

Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...