Një person është arrestuar të mërkurën në Gjilan pasi dyshohet për sulm dhe dëmtim të pronës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës i dyshuari shqiptar, shtetas i Amerikës ka sulmuar fizikisht mirëmbajtësin e hyrjes së banesës.
I dyshuari ka thyer edhe xhamin e hyrjes, shkruan arbresh.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Amerikës, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht mirëmbajtësin e hyrjes se banesës, viktimën mashkull k-shqiptar. I dyshuari kishte thyer edhe xhamin e hyrjes”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.ifno/
49 aksidente trafiku dhe mbi 2,300 gjoba brenda 24 orëve
Komanda Amerikane mohon pretendimet iraniane: Nuk ka avion t...
22 vjet nga trazirat e marsit
Ylli i Man Cityt merr vendimin për t’u larguar nga klubi pas...
Vdes babai i dëshmorit Ferit Curri, Haradinaj: La pas një je...
Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...