Policia e Kosovës ka raportuar për nje vjedhje të veturës që ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë.
Një femër ka raportuar se i është vjedhur vetura e saj nga dy persona, ku njëri ndër ta është i njohur nga ajo.
Gjatë punës operative dhe hetimore, është gjetur i dyshuari dhe vetura e vjedhur.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim policor, sipas raportit 24 orësh të PK-së.
“Rr. Anri Dinana, Mitrovicë / 17.02.2024 – 05:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i është vjedhur vetura e sajë nga dy persona (njeri nder ta i njohur për ankuesen). Gjatë një pune operative dhe hetimore është arrit që të gjendet i dyshuari dhe vetura e vjedhur. I dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe ne konsultim me prokurorin i njëjti është arrestuar dhe dërguar në ndalimi policor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës